Odise Roshi gjen golin e parë sezonal

11 months ago 22
16:20 12/11/2023

Fieraku jashtë listës së Sylvinho shënon në fitoren e Sakaryaspor

Mungesa në kombëtaren shqiptare për dy duelet e fundit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe e ka motivuar akoma dhe më shumë Odise Roshin. Sulmuesi fierak ka shënuar golin e parë për këtë sezon, teksa kontribuoi në fitoren e vështirë 3-2 që Sakariaspor regjistroi në fushën e Bolluspor.

Roshi shënoi golin e dytë të sfidës. Pas sprintit nga mesi i fushës, 32-vjeçari lëshoi një goditje të fortë për të hipotekuar deri diku fitoren e Sakariaspor. Gol fantastik që dërgon sinjale të rëndësishme për stafin kuqezi. Lojtari i krahut po merr minuta të shumta në ligën e parë turke, duke qënë stabël te skuadra e Sakariaspor, e cila momentalisht gjendet në vendin e shtatë në zonën play-off për tu ngjitur në elitë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article