Onana mund të ndalohet të luajë për Man Utd nga rregulli i FIFA-s nëse ai refuzon Kupën e Kombeve të Afrikës

10 months ago 40

Andre Onana mund të ndalohet të luajë për Manchester United nëse vendos të refuzojë një thirrje nga Kameruni për të luajtur në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Portieri 27-vjeçar, i cili ka bërë 20 paraqitje për Unitedin që nga transferimi i tij prej 55 milionë eurosh nga Ajaxi në verë, pritet të luajë për Kamerunin në AFCON.

Pasi doli nga pensioni ndërkombëtar në shtator, Onana ka luajtur për vendin e tij në ndeshjet kundër Senegalit dhe Mauritius.

🚨🚨| NEW:

André Onana could pull out of the AFCON to protect his Manchester United number one spot. @ncustisTheSun #MUFC 🇨🇲 pic.twitter.com/hFcDR2SDm0

— Red Central (@RedCentrall) December 1, 2023

Por sipas një raporti nga The Sun, ai po ‘konsideron të qëndrojë në shtëpi për turneun’ për t’u fokusuar në karrierën e tij në United, ku ai ka bërë një sërë gabimesh të profilit të lartë kohët e fundit.

Sipas Manchester Evening News, në fakt, Onana thuhet se shqetësohet për humbjen e mundshme të vendit të tij si numri 1 i Unitedit nëse merr pjesë në AFCON.

🚨🚨| Altay Bayindir is waiting in the wings and André Onana fears he might lose his place as Manchester United No.1 long term if he goes to the AFCON. @ncustisTheSun #MUFC

— Red Central (@RedCentrall) December 1, 2023

Nëse Onana refuzon të bashkohet me skuadrën e Kamerunit , atëherë portieri mund të ndalohet nga FIFA të luajë për klubin e Ligësn Premier.

Sipas rregulloreve të FIFA-s, një lojtar i thirrur nga vendi i tyre nuk ka të drejtë të luajë për klubin e tyre gjatë periudhës për të cilën duhet të ishte liruar. /Telegrafi/

Read Entire Article