Opinion – Bilardo, sporti popullor shqiptar!

10 months ago 11

Autori: Blendi Fevziu

01:18 27/12/2023

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Të ftuar: Edmond Loku, Roland Panozaqi, Eklent Kaçi, Fidel Ylli, Deborah Keçi, Ogert Shkrepa, Denis Dyrnjaja, Myqerem Dervishaj

A e dinit se në kampionatin e parë të bilardos në Shqipëri ka marrë pjesë edhe Rama?

Loja e bilardos erdhi në Shqipëri në vitet 1900, por u popullarizua vetëm pas viteve ’90. Sipas Presidentit të Federatës Shqiptarë  të Bilardos Edmond Loku kampionati i parë i kësaj loje u zhvillua në kryeqytet te Pallati i Kulturës në vitin 2002.


Ai tregoi sonte në “Opinion” se në këtë event mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama, i cili asokohe mbante detyrën e kryetarit të bashkisë.

Edmond Loku: Pas viteve ’90 filloi sërish loja e bilardos në Shqipëri dhe në masë fare. Madje kisha një shprehje, 3 milionë shqiptarë, gjysmë milioni luan bilardo. Dhe në në vitin 2002 u organizuam si shoqatë dhe thirrëm dhe Ramën, ishte kryetar bashkie…

-Di të luajë Rama, apo kot si unë?

Edmond Loku: Në 2022-in, kampionati i parë te Pallati i Kulturës. Erdhi, foli shumë mirë.

-Pra ju keni 22 vjet që organizoni?

Edmond LokuPo vitin e parë si shoqatë, pastaj si Federatë.

4 herë kampion bote në bilardo, Eklent Kaçi: E nisa që 8 vjeç, s’kishte lojtar në Laç që më rrihte

Tema e kësaj të marte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ka të bëjë me sportin më popullor në Shqipëri: bilardo. I ftuar ka qenë Enklent Kaçi, katër herë kampion bote në bilardo, i cili ka treguar si ka nisur dashuria e tij me këtë sport.

Ai u shpreh se që në moshën 8-vjeçare, ai shikonte të mëdhenjtë se si luanin dhe për një vit e gjysmë arriti ta mësonte aq mirë bilardon saqë nuk kishte asnjë person në Laç që mund ta rrihte.

Më vonë, ai u bë pjesë e Kampionatit Kombëtar të të Rinjve, ku doli kampion Shqipërie. Në këtë kohë, Enklent Kaçi ka qenë vetëm 11 vjeç.


Blendi Fevziu: Enklent, ti si e mësove bilardon?

Eklent Kaçi: Që në Laç, unë nga Laçi jam. Kam qenë 8 vjeç.

Blendi Fevziu: Po ç’është kjo dashuria e Laçit për bilardo? Se mbaj mend dhe kur kaloja kishte më shumë bilardo nga gjithë Shqipëria.  

Eklent Kaçi: Ndoshta s’kemi pasur shumë opsione ça me bërë.

Blendi Fevziu: Po edhe?

Eklent Kaçi: 8 vjeç jam futur për herë të parë në sallë bilardoje, kam parë…

Blendi Fevziu: Që 8 vjeç? Shihje çunat më të mëdhenj që luanin.

Eklent Kaçi: Dy lojtarët që në atë kohë ishin ndër më të mirët në Laç, ishin mbledhur nja 100-200 veta duke parë dhe si me thënë…

Blendi Fevziu: A ishte si kampionati i Laçit aty, brenda për brenda?

Eklent Kaçi: Si me thënë, ishte kush është më i miri i qytetit. Dhe aty më hipi dëshira për ta praktikuar si sport. Vazhdova duke luajtur për një vit e pak, mendoj unë, nuk kishte lojtar në Laç që më rrihte.

Blendi Fevziu: Ashtu ë? Për 1 vit e pak në moshën 8 vjeçare? Kur shkove 9-10 vjeç ti ishe as në bilardo?

Eklent Kaçi: Po, dhe tek bilardo kur praktikoja ato ishin krye si shoqatë dhe të merrnin pjesë në Kampionatin Kombëtar të Rinjve nën 18 vjeç.  Mora pjesë dhe dola kampion Shqipërie tek të rinjtë.

Blendi Fevziu: Kampion Shqipërie tek të rinjtë. Çfarë moshe kishe në atë kohë kur dole kampion?

Eklent Kaçi11 vjeç, diçka e tillë. 

Ymer Pampuri, njeriu që i dha medaljen e parë të artë Shqipërisë! Fidel Ylli: Vdiq dhe nuk kishin para as për ta varrosur

Në vitin1972 Ymer Pampuri mori medaljen e parë të artë për Shqipërinë në peshëngritje. E pavarësisht se ishte një kampion olimpik, historia e tij pati një fund shumë të trishtë.


Sonte në “Opinion” në Tv Klan kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar Fidel Ylli tha se u desh që miqtë e tij të mblidhnin paratë për t’i bërë varrimin, pasi ai kishte pasur gjithmonë probleme financiare.

Fidel Ylli: Ymer Pampuri ka dalë kampion në stilin e forcës sepse kur bëheshin Lojërat Olimpike në vitin ’72, bëheshin dhe kampionati…

-Ymer Pampuri ishte një personazh i jashtëzakonshëm, unë kam bërë dhë një shkrim për të në kohën që ai s’kishte më asgjë, diku nga viti ’93, ’94. Kishte dalë kampion në Olimpiadën e Mynihut, më pas u detyrua që të punonte roje nate që të mund të siguronte jetesën e tij.

Fidel Ylli: Ne kemi arritur, i kemi bërë varrimin, unë dhe disa shokë se s’kishte para një kampion olimpik për të bërë varrimin e tij. Një histori e dhimbshme!

-Kur e kam njohur unë punonte akoma në cirkun e Tiranës, ishte fantastik kur rrëfente, nuk kishte asnjë lloj mllefi./tvklan.al


Read Entire Article