“Opozita me dy fytyra përballë drejtësisë”, Veliaj: Është detyrë patriotike të vazhdojmë të fitojmë, PS e vetmja forcë që di të bëjë shtet

4 months ago 9

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj tha se opozita di të komunikojë vetëm me gjuhën e dhunës. Nga Njësia 7, ku zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force për t’u shprehur mirënjohjen socialistëve, ai nënvizoi se kjo është një arsye më shumë që Partia Socialiste të fitojë në 2025-ën, si e vetmja parti që sjell frymë europiane.

“Jemi në vitin 2024, ata janë ende si në ‘97. Edhe atëherë me hu dhe me dru, edhe sot me hu dhe me dru. Nuk është puna a kanë apo s’kanë vulë, janë në opozitë apo janë në qeveri, ata [PD] dinë të flasin vetëm më atë lloj gjuhe. Turistët vijnë të fotografojnë qytetin, por tmerrohen para bashkisë dhe parlamentit se shikojnë këtë Kopshtin Zoologjik që djeg goma. Ka edhe një parti tjetër në botë që djeg goma, janë talibanët. Ndaj jemi të destinuar të fitojmë, që t’i mundim, si e vetmja forcë që civilizon vendin, që sjell frymë europiane, dukje europiane, fjalime europiane. Është detyrë kombëtare të vazhdojmë të fitojmë”, tha ai.

Veliaj shtoi se opozita mbron ata që shkelin ligjin dhe përdor dy standarde sa i takon drejtësisë. “Kur janë te ajo rrugica para bashkisë, thonë Rroftë Drejtësia. Kur janë te rrugica “Mustafa Matohiti”, thonë Poshtë Drejtësia. Kurse ne themi, kush ka bërë gabime, të shkojë t’i sqarojë. Ç’është kjo dyfytyrësi? Si mund të ndryshosh qëndrim për 30 minuta?! Ndaj miq, nuk është vetëm dëshirë dhe pasion, është detyrë patriotike të vazhdojmë të fitojmë, të drejtojmë Shqipërinë dhe Tiranën”, theksoi ai.

Teksa vlerësoi sakrificat e socialistëve që kanë kontribuar ndër vite, Veliaj tha se sot ka ikur koha kur mund të vriteshe dhe dhunoheshe se po proteston. “Kur ishe socialist të thoshin shko te Stadiumi “Dinamo”, pastaj shko te fusha e “Ali Demit”, e mbani mend atë kohë? Që të ishe në socialist duhet të kishe një vetëmohim, të rrezikoje jetën. Kush protestoi më 21 janar, mund të mos kthehej në shtëpi. Katër prej shokëve nuk u kthyen në shtëpi. Kush punoi në Gërdec, 26 vetë, nuk u kthyen në shtëpi, madje në shtëpi u vranë. Kush punonte për patriotizëm si Remzi Hoxha, u rrëmbye në rrugët e Tiranës dhe nuk u kthye në shtëpi. Për këtë rast ne kërkuam falje dhe dikush më tha: O kryetar, pse kërkon falje? Se nuk e ke bërë ti dhe nuk e ka bërë PS-ja. Por, i shkon etikës dhe dinjitetit të qytetit të kërkojë ndjesë kur një patriot rrëmbehet nga pjesa e vështirë, më problematike, më agresive dhe më e dhunshme e shoqërisë tonë, që janë ata që kemi përballë”, tha Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article