Opozita në protestë/ Këlliçi shpërthen ndaj oficerëve të policisë: Hajdutë, banditë, mos prekni qytetarët

4 months ago 8

Opozita po zhvillon protestën e 14 përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, i pranishëm ka qenë edhe Belind Këllici i cili gjatë fjalimit të tij i është drejtuar edhe efektivëve të policisë së shtetit duke e cilësuar të paprecedentë reagimin e tyre, teksa i ka ftuar që ti bashkohen protestës.

Më tej Këllici thotë se Veliajn e kanë parë qytetarët që rreth orës 04:00 të largohet nga vendi, thotë ai.

Këlliçi:

‘’Protesta e 14 që bëhet para zyrave qendrore të 5D. Kjo nuk është më godina e Bashkisë Tiranë.

Veliaj në orën 04:00 e kanë parë qytetarët të largohet nga Shqipëria.

Në vend të kapësh Erion Velian, në vend të merresh me bandën 5D merresh me qytetarët e ndershëm. Shihni fytyrën e policisë së shtetit, po i prekur dhe intimiduan sulmojnë qytetarët.

Të nderuar Polici e Shtetit mos harroni se jeta është e gjatë.

D me ardhjen në krye të shtetit, të gjithë oficerët që kanë arrestuar qytetarët, kemi protestues në qeli.

Qytetarë, ajo që ndodh sot me policinë është e paprecedentë. E pashembullt! Në vend të zbatojnë ligjin e të ndalojnë hajdutët ndalojnë protestuesit. Do të doja t’ju bëja një ftesë.

Do të protestojmë nesër, edhe më 11 korrik, nuk do ta ndalim aksionin’’, thotë Këlliçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article