Orges Shehi trajner i ri i Partizanit

9 months ago 23
13:59 27/12/2023

Tekniku: Jam i lumtur që kthehem këtu, e lehtë për të pranuar ofertën

Epoka e Orges Shehit te Partizani ka nisur me objektiva të mëdha. Tekniku durrsak është prezantuar si trajneri i ri i të kuqve, duke u rikthyer kështu tek kjo skuadër pas viteve ku ishte pjesë si futbollist.

“Çdo trajner nuk është se mendohet gjatë kur në drejtim të tij vjen ofertë nga një klub i madh me histori, me infrastrukturë, me burime njerëzore, me njerëz që kanë ambicie për të shkuar lartë dhe për të kërkuar gjithmonë më të mirën, kështu që nuk ishte shumë e vështirë për të zgjedhur.”

Shehi firmos te Partizani pas ndarjes të bujshme me Tiranën, ku u shpall edhe kampion i vendit. Emocionet janë prezente, por për 46-vjeçarin, karriera është në një tjetër etapë.

“Dua të fokusohem tek e ardhmja. Këtu ku jam sot shpresoj të ri sa më gjatë të jetë e mundur sepse dihet se trajneri ri sa më gjatë sigurisht në një klub të madh ku përgjëgjësia është e madhe dhe kryesore janë rezultatet.”

Me afrimin e merkatos së Janarit, Partizani do tentojë përforcimet teksa objektivi mbetet titulli kampion.

“Shpresoj që 2024 të jetë e suksesshme si për klubin, si për mua sepse mendoj që gjithmonë në bashkëpunim dhe puna është e përbashkët dhe shpresoj që ky vit që vjen të jetë më e suksesshme se ky vit që iku.”

Partizani nuk fiton prej 7 takimesh në kampionat, ecuri që kërkon ta thyej në përballjen debutuese të Orges Shehit në pankinë kundër Teutës.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article