Osimhen e pranon se do të largohet nga Napoli, përmend dy gjigantët e Ligës Premier

11 months ago 46

Victor Osimhen ka zbuluar se e ardhmja e tij nuk është te Napoli, pasi e ëndërron kalimin në Ligën Premier.

Sulmuesi nigerian zbuloi po ashtu se ka refuzuar oferta të çmendura nga Arabia Saudite, ndërsa fokusi mbetet në Angli.

“Kam refuzuar ofertat e çmendura nga Arabia Saudite! Unë kam vetëm dy fanella nga klub të Ligës Premier: Chelseat dhe Manchester United”, ka thënë fillimisht Osimhen, transmeton Fabrizio Romano.

“Ishte e pabesueshme të fitosh Scudetton në Napoli. Ndjeva dashuri të pabesueshme nga fansat, ishte e pabesueshme”.

“Duhet të jem i sinqertë, kurrë nuk kam menduar të largohem verën e kaluar pasi Napoli donte të më mbante. Por, kur erdhi oferta nga Arabia Saudite, ishte e madhe. E madhe… ishte e vështirë të refuzohej”.

“Oferta e Al Hilal? Ishte çmenduri… sa më shumë thosha jo, aq më shumë e rrisnin propozimin financiar!”.

“Ishte si: UAU. Do të ndryshonte jetën time dhe ata nuk u dorëzuan kurrë! Por, unë thashë: Jo, faleminderit. Unë po qëndroj këtu”.

“Unë nuk kam një skuadër të preferuar në Ligën Premier, por kam dy fanella nga vëllai im: Chelseat dhe Man United”.

“Shumë nga miqtë e mi janë tifozë të Chelseat, pak prej tyre që janë tifozë të Man Utd”.

“Liga Premier është liga më e vlerësuar nga çdo lojtar afrikan – është një ligë e madhe”, ka shtuar më tej Osimhen. /Telegrafi/

Read Entire Article