Grupi i Bardhit dhe deputetë të tjerë të Rithemelimit, mbështetës të Berishës, nuk heqin dorë nga skenari i kaosit.
“Ne u kemi dhënë besimin për dy vite kolegëve të bënin reformën zgjedhore dhe ata e mbajtën të bllokuar për dy vite. Ata që përfaqësojnë popullin opozitar sot nuk ishin as në mbledhje. Ata mund të mblidhen te vila e Ramës në Surrel, por jo në Komision pa opozitën. Nuk mund të ndodhë që 7 deputet të kenë 4 anëtarë në komisionin e reformës zgjedhore dhe 56 deputet 3 përfaqësues. Unë e kuptoj që ata mund të kenë probleme me matematikën, por kjo nuk mund të ndodhë.
Jemi përballë një farse. Ne i kemi gati propozimet tona për reformën zgjedhore. Që këto të diskutohen duhet parë legjitimiteti i Komisionit zgjedhor. Unë nuk mund të përfaqësohem në Komision nga kolegë që nuk u kam besim. Këtu nuk bëhet fjalë me një apo dy deputetë diferencë, por 7 me 53. Këtu nuk po flas për realitete politike, por shifra. Apeli im është që kuvendi ti kthej legjitimitetin reformës zgjedhore dhe të heq dorë nga farsa dy vjeçare e bllokimit të reformës zgjedhore. Zgjedhorja nuk është nga ato terma që mund të lihet në harresë. Nëse ne nuk do të ngrimin zërin, sot zgjedhorja do të ishte një temë e varrosur”- tha Bardhi.
Top Channel