Panairi i Librit, Shoqata e Botuesve Shqiptarë: ‘Komploti’ nga Ben Blushi, më i shituri

10 months ago 6

Shoqata e Botuesve Shqiptarë, në një postim të bërë në rrjetin social Facebook, evidenton si librin më të shitur në Panairin e 26, “Komploti”, nga shkrimtari Ben Blushi.

“Komploti, libri më i shitur në Panairin e Librit: 2500 kopje

Pas përfundimit të Panairit të 26 të Librit të Tiranës, iu drejtuam të gjithë botuesve të na jepnin shifra për shitjet e librave në stendat e tyre.

Nga të dhënat rezulton që libri më i shitur është romani i shkrimtarit Ben Blushi “Komploti”, botuar nga shtëpia botuese “Pegi”, me 2500 kopje. Libri tjetër që vjen pas tij është me një diferencë shumë të madhe. #panairii26ilibrit”, thuhet në këtë postim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article