Para ndeshjes me Kosovën, lojtarët e Izraelit shfaqën një shenjë të pazakontë me duar

11 months ago 34

Kosova mposhti mbrëmë (e diel) Izraelin me rezultat 1-0 në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Milot Rashica në minutën e 41-të.

Ndeshja u luajt me masa të larta sigurie dhe para fillimit, gjatë interpretimit të himnit kombëtar të Izraelit, në stadium shpërthyen fishkëllimat.

Gjatë intonimit të himnit, izraelitët shfaqën shenja të pazakonta me duar para kamerave.

Më vonë u shpjegua se duke treguar gjysmë zemre, ata u solidarizuan me pengjet që po mbahen nga Hamasi në Gaza pas sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

“Kjo tregon se zemra nuk është e plotë pa kthimin e tyre në shtëpi. Momenti u dëmtua nga fishkëllimat e forta të tifozëve të Kosovës”, raportoi Times of Israel. /Telegrafi/

Read Entire Article