“Paris 2024”, në shitje 400 mijë bileta nga data 27 Nëntor

10 months ago 49
23:51 23/11/2023

Rreth 400,000 bileta të Olimpiadës së Paris 2024 do të dalin në shitje në fund të muajit. Organizatorët njoftuan se për eventin e rëndësishëm synohen që të shiten 10 milionë bileta. Olimpiada nis më 26 korrik dhe përfundon më 24 gusht dhe sipas përgjegjësit Mishel Aloisjo janë rezervuar 7.2 milionë.

Organizatorët e Paris 2024 janë kritikuar për çmimet e disa biletave, por ata informuan se një e treta e biletave të sapo hedhura në treg do të kenë çmimin nën-50 euro për të gjitha disiplinat, përveç sërfit. Rreth 30,000 nga biletat e disponueshme më 30 nëntor do të jenë për garat e atletikës dhe 24000 të tjera për ndeshjet e tenisit.

Biletat për ceremoninë e hapjes, që do të jetë një paradë përgjatë lumit Sena, do të kushtojnë nga 90 deri në 2700 euro. Organizatorët synojnë gjithashtu që të shesin 2.8 milionë bileta për Lojërat Paralimpike.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article