Pas Ramës e Kurtit, Berisha mbërrin në Vlorë, kryen homazhe në monumentin e Pavarësisë: Betohem se pashiqin do e paketojmë në Serbi

10 months ago 40

Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në monumentin e Pavarësisë në Vlorë. Në këtë 111 vjetor të Pavarësisë, Berisha ka vendosur lule në monumentin pranë Sheshit të Flamurit.

“Sot mbarë shqiptarët përulen me mirënjohjen e pakufishme, nderimin më të madh para veprës së pavdekshme të Ismail Bej Vlorës. Erdha të betohem, se pashiqi shqiptar që sapo ka vendosur kurorën aty e ka të fundit, sepse shqiptarët do ta paketojnë atë në Beograd aty ku e ka vendin. Tradhtar si ky kombi nuk ka pasur. Ky është betim solemn para babait të Pavarësisë”, u shpreh Berisha në një komunikim për mediat.

Kujtojmë se më herët u mbaj ceremonia e ngritjes së flamurit, ku të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, Presidenti Bajram, Begaj, kryeministri Albin Kurti e zyrtarë të tjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article