Pasi u largua nga Mainz për mbështetjen e Palestinës, El Ghazi vendosi për një lëvizje krejtësisht të pritshme

11 months ago 23

Pak ditë më parë, futbollisti holandez Anwar El Ghazi u largua njëanshëm nga radhët e klubit gjerman, Mainz, pasi disa ditë më parë kishte mbështetur popullin palestinez.

“Kjo nuk është luftë, është gjenocid”, ka shkruar El Ghazi, gjë që ka pasuar edhe reagimin e klubit gjerman, i cili e largoi atë disa ditë më vonë.

Tani ka ardhur reagimi i pritur i El Ghazit i cili sipas gazetës Bild ka vendosur të padisë klubin gjerman.

Ai tashmë ka paraqitur një kërkesë për mbrojtje nga largimi në gjykatën e Mainzit dhe përfaqësohet nga avokati Alexander Bergweiler.

Sipas informacioneve të gazetës së lartpërmendur, hapi i parë për holandezin do të jetë që Mainz të zbulojë arsyet e sakta të ndërprerjes së kontratës.

Pas kësaj do të përcaktohet nëse ndërprerja e bashkëpunimit ka qenë në përputhje me ligjin apo jo dhe kontrata e tij kap vlerën e përgjithshme prej 2.5 milionë euro.

Kujtojmë se pas reagimit të lartpërmendur të El Ghazit, Mainz e ka kthyer holandezin në klub dhe e ka detyruar të tërheqë fjalët që ka thënë.

Pas kësaj ai ka theksuar se nuk dëshiron të ndryshojë mendim dhe ka shprehur sërish simpatinë për fëmijët e vrarë në Rripin e Gazës.

Kjo u pasua nga një reagim i ri i Mainzit, i cili largoi El Ghazin, prandaj tani do t’i ngushtojë ato. /Telegrafi/

Read Entire Article