“Patë pak propagandë, por mirë se vini në vendin më pro Europës”, Rama kritika për BE: Premtimet ekonomike s’janë realizuar plotësisht

1 year ago 23

Kryeministri Edi Rama para liderëve të BE-së dhe të atyre të Ballkanit Perëndimor foli për sfida me të cilat po përballet bota, si luftërat apo dhe sfidat ekonomike. Ai tha se premtimet e BE nuk janë realizuar plotësisht.

“Shpresoj që mos të jeni mërzitur. Shijojeni këtë ditë se jeni në vend të një vendi më europ9ianist. E thotë barometri i Ballkanit. Mirëserdhët në Shqipëri. Pas kësaj copëze të propagandës, më lejoni që t’ju uroj mirëseardhjen në këtë vend. Një tryezë e bashkëndarë në këtë kohë sprove. Një luftë në pragun e Europës ku një regjim ka detyruar një vend. Një pyetje është se si po reagojmë pas kësaj skene, të asaj se çka po ndodh në Izrael, apo mes Ukrainës dhe Rusisë. Ka shumë sfida. Por sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme midis anëtarëve të BE. Ne edhe u bëmë pionerë të iniciativave tona. Iu detyrohemi shumë vendeve perëndimore.”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article