Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është i vendosur të mos lejojë funksionimin normal të Kuvendit “derisa mazhoranca të mundësojë rikthimin e normalitetit parlamentar”.
Përjashtimi i deputetëve të opozitës, rrëzimi i Komisioneve Hetimore dhe bllokimi i Reformës Zgjedhore ka bërë që deputetët e Partisë Demokratike të debatojnë ashpër në Komisionet Parlamentare dhe të braktisin mbledhjen.
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese shtyu mbledhjen për më shumë se një orë për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë, pa arritur që të krijojnë kuorumin.
Rrëzimin e propozimeve dhe moskonsiderimin e asnjë nisme, deputetët demokratë e kanë konsideruar si mbyllje të rrugës institucionale për opozitën në Kuvend.
E njëjta situatë është në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e opozitës, pasi kanë dëgjuar propozimin e koleges së tyre, Jorida Tabaku, për ligjin e prokurimeve, nismë që është rrëzuar nga mazhoranca, debatuan ashpër me kolegët socialistë, e më pas braktisën mbledhjen.
Top Channel