Pep Guardiola zgjedh favoritin për të fituar titullin e Ligës Premier pas barazimit me Arsenalin

6 months ago 10

Pep Guardiola ka zgjedhur favoritin për të fituar titullin e Ligës Premier pas barazimit të Manchester Cityt me rezultat 0-0 ndaj Arsenalit.

Sot (e diel), Liverpooli u ngjit në krye të tabelës pasi përmbysën avantazhin e Brightonit për të fituar në fund me shifrat 2-1 në ‘Anfield’.

Si rezultat, Liverpooli tani është dy pikë para Arsenalit dhe tri pikë para Manchester City në garën e madhe që po zhvillohet për titull kampioni në Angli.

“Ata janë në pozitën e parë. Ata janë në krye të ligës kjo është e tëra për momentin. Ka ende edhe nëntë ndeshje për tu luajtur kështu që do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Guardiola fillimisht.

“Gjithçka që mund të bëjmë është të mendojmë për Aston Villën. Nëse jeni në krye të ligës, ashtu siç kemi qenë ne më përpara, atëherë ju jeni favoritët”.

“Ne preferojmë që të fitojmë natyrisht, por e pranojmë këtë pikë. Një ndeshje e ngushtë. Jam krenar për ekipin tim, ne u munduam, qëllimi ynë ishte atje, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne duhet të rifreskojmë mendjet dhe këmbët tona para ndeshje me Aston Villën”, është shprehur tekniku spanjoll.

Disa fjalë pas ndeshjes me Manchester Cityn tha edhe kolegu i Guardiolës, Mikel Arteta.

“Ne po përmirësohemi, ne jemi duke konkurruar mirë dhe jemi duke mësuar se si të konkurrojmë në ndeshje të këtilla. Sot ne ishim në gjendje të barazojmë dhe duhet të përmirësohemi shumë për të fituar”, kishte thënë Arteta./Telegrafi/

Read Entire Article