Është përkujtuar në 105 vjetorin e lindjes, Gjeneral Rrahman Parllaku, ushtaraku i tre epokave, që luftoi kundër fashizmit, dhe u burgos nga regjimi komunist. Në një akademi përkujtimore në akademinë e shkencave, zëvendësshefja e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura, Manushaqe Shehu, e cila e ka njohur nga afër Gjeneral Parllakun, tha se figura të tilla, duhen majtur gjallë në kujtesën e një kombi, si shembull për brezat e rinj, për atë që duhet bërë për vendin.
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jonida Halili, kujtoi edhe njëherë vlerësimin që kryebashkiaku Veliaj bëri për Gjeneral Parrllakun, kur i dorëzoi titullin “Krenaria e Qytetit”
Ndërsa sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, vlerësoi Rrahman Parllakun si luftëtar të pa epur, por edhe si politikan me vlera.
Vlerësim për të shprehu edhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇ, Halil Rama.
General Rrahman Parllaku u nda nga jeta në moshën 100 vjeçare në shtator të vitit 2019.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb