Përplasja në Komisionin e Medias/ Ironia e Gjekmarkajt: Flutura, shyqyr që paske shpëtuar, nuk i kisha njohur dy përbindëshat që dhunojnë

9 months ago 9

E dashur Flutura, shyqyr që ke shpëtuar! Paske qenë në rrezik të madh. Shihja nga larg lajmet dhe më  zuri një i  fortë merak!

Pyetja e parë që më erdhi në mendje… në cilin spital është shtruar, do të vija me vrap për solidaritet dhe gati në gojë kisha deklaratën e distancimit nga akti. Me thanë jo nuk është aq keq e u gëzova. Pastaj, duke gjykuar nga zhurma, me dhimbje doja të mësoja sa plagë ka marrë duke mallkuar veten se në çfarë vendi jetojmë! Përsëri doja të të shprehja mbështetje.

Për fat me thanë s’ka marrë asnjë. Eh, faleminers Zot thashë se do lëndohesha shpirtërisht.

Po përsëri diçka nuk më bindte. Statusi  i zonjës kryetare dje ma shtoi xanxen, artikujt pa fund për dhunën e Gaz Bardhit dhe Mul Nokës… sot lotët e qashter të zonjës Etilde dhe Merite në emër  të “aleancës së grave deputete”, protesta e dy grave të Lulit, me shkaktuan mornica. Besova u ndy Bota.

Nuk po më ndahej brenga hyra ne Youtube… me zemër të thyer. Dyshimi që nuk i paskam njohur mirë dy përbindëshat që dhunojnë gra, Gazin dhe Mulin, më gërryente! Kërkova sa munda: pashë tension politik , fjalë të nxehta në ajër. Dëgjoja Gazin që thoshte mos këtu e mos aty, pashë Mulin që kapi vetëm një mikrofon… dhe prapë fjalë e vetëm fjalë. Për të keqin fat, jemi në këtë realitet krijuar nga ata që po të mbrojnë me kaq patos.

Natyrisht, unë se bej as kaq. Nuk i përgëzoj koleget, por meqenëse opozita është në protestë, etike mbetet që protesta të mos provokohet, aq me tepër që në ato zyra kemi hyrë me vota demokratësh.

Nejse, llafet i merr era po falë Zotit qenke mire dhe e pacenuar, pra s’ka patur atë hata që në fillim më shkaktoi rrëqethje ! Të tjerat për ne që vijmë nga letërsia i dimë,  i njohim i quajmë imagjinatë për subjekte të reja. Monotonia e politikës shpesh ty të çon drejt romaneve mua drejt satirave. Por, edhe me kaq, mbështetjen time për trazimin që ke pësuar e ke. Le të bëhemi bashkë se boll argëtuam dynjanë. Ne fund unë besoj në të drejtën tënde të mendosh dhe të veprosh ndryshe, e cila është e mbetet e pacenueshme, por pa e tejkaluar të drejtën sa ndryshimi i natës me ditën, sa fjala të quhet dhunë. Për fjalën në gjaknxehtësi nëse duhet mjafton të lypurit falje në mënyrë të ndërsjelltë. Gjithçka tjetër është instrumentalizim që statura jote nuk duhet ta lejojë të ndodhë. Përqafime, Agroni.

Top Channel

Read Entire Article