Përurohet Kolegji i Evropës në Tiranë, Rama me batuta: Do formohen studentë që nesër do na kontrollojnë, do na vijnë nga pas, por…

1 year ago 10

Nga shtatori i vitit 2024 do të nis punën në Tiranë Kolegji i Bryzhit. Sot është bërë përurimi i kolegjit në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit, në praninë e liderëve Europinë dhe të rajonit.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij tha se ‘do të formohen njerëz që pastaj do na vihen pas për të kontrolluar se si bëhen gjërat’.

Gjatë përurimit të Kolegjit të Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë, ishte dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila tha se hapja e kësaj dege e afron më shumë Shqipërinë me BE.

“Do të formohen njerëz që pastaj do navihen pas për të kontrolluar se si bëhen gjërat. Do të jetë një rrugë e gjatë, BE është një bekim për vendin tonë. Është burimi më i thellë i dijes së si bëhen institucionet. Edhe kur disa institucioni u ndërtuan, u ndërtuan së prapthi. Nuk mund ta bësh mirë pa ndihmën e BE-së. Dija është dhurata më e jashtëzakonshme që BE na jep. Po ne ankohemi herë pas herë dhe pas here dhe bërtasim., është e vetmja rrugë.”, u shpreh Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article