Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel theksuan se ngritja e kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ndihmojë për t’u përgatitur për Evropën.
Von der Leyen: Hapet dera e ardhmja është para jush, jam shumë dakord me ty Edi kur thatë që ky kampus është një dhuratë e madhe, është një dhuratë madhore që Shqipëria i bën Evropës, këtu po mirëprisni këtë kolegj, në këtë vend modern. Faleminderit që na keni mirëpritur. Nga zemra do të themi rroftë Evropa.
Michel: Më pëlqejnë këmbanat, më parë mendoja se do të duhet kohë që kjo të bëhet realitet. Do të ndihmojë për t’u përgatitur për Evropën, duke ndërtuar këto ura të përbashkëta, mësimdhenieje, do të jetë një burim frymëzimi për breza të rinj, përpara se të vijojmë në botë për të bërë më të mirën e tyre.
Kujtojmë se ky është i pari kampus i hapur jashtë shteteve që janë pjesë e BE-së.
Top Channel