Pesë gjigantët evropianë e duan Moscardon – njëri prej tyre i gatshëm ‘ta thyejë bankën’

11 months ago 8

Liverpooli i është bashkuar garës për mesfushorin e Corinthians, Gabriel Moscardo.

Reklama

18-vjeçari së fundmi konfirmoi se Chelsea dështoi në një marrëveshje gjatë afatit kalimtar të verës.

“The Evening Standard” raporton se Liverpooli po hyn në garë për lojtarin, ndërsa interesimi qëndron edhe nga Arsenal, Chelsea dhe Barcelona.

Milani gjithashtu po e ndjek nga afër Moscardon, por ata kanë konkurrencë të fortë nga Blutë dhe veçanërisht nga Liverpooli.

Vlera e lojtarit të ri është rreth 25 milionë euro.

Kontrata e Moscardos me Corinthians vazhdon deri në verën e vitit 2026. /Telegrafi/

Read Entire Article