Pësoi atak kardiak në fushë, sulmuesi tërhiqet përjetë nga futbolli

11 months ago 10

Sulmuesi i kombëtares holandeze, Bas Dost ka “varur këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare dhe kjo për shkak të problemeve shëndetësore që ai shfaqi se fundmi. Dy javë më parë, sulmuesi pësoi një atak kardiak gjatë ndeshjes NEC-AZ Alkmaar dhe arriti të shpëtojë vetëm falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor, të cilët e dërguan me urgjencë në spital.

Tashmë pasi ka kaluar periudhën e vështirë, Bas Dost ka lënë spitalin në Amsterdam, megjithatë, si masë paraprake i është vendosur një defibrilator i brendshëm. Pas diagnostikimit të miokardit, sulmuesi ka njoftuar se nuk do të zbresë më në fushën e blertë.

“Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi dhe do të shërohem tani. Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe,” tha Bas Dost në një mesazh për klubin.

Read Entire Article