Phil Foden tregon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur

11 months ago 31

Phil Foden ka vënë në siklet disa nga mbrojtësit më të mirë në futbollin botëror teksa luante për Manchester Cityn dhe Anglinë, por tani ai ka zbuluar kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë.

Foden ka shijuar një rritje të jashtëzakonshme që kur Pep Guardiola i dha atij mundësinë për të debutuar me fanellën e Cityt në 2017.

Sulmuesi 23-vjeçar tani ka në koleksionin e tij pesë medalje të Ligës Premier dhe ishte një pjesë kyçe e skuadrës së Cityt që fitoi tripletën, duke përfshirë triumfin në Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.

Në një intervistë së fundmi, Foden zbuloi se Reece James i Chelseat është mbrojtësi më i mirë i krahut që ai ka hasur ndonjëherë.

Foden dhe James e njohin njëri-tjetrin mirë nga betejat në Ligën Premier mes City dhe Chelseat në vitet e fundit, por aty rivaliteti shkon shumë më larg se kaq.

Ekziston një foto e famshme në internet e Foden në përpjekje për të mbrojtur topin nga James, kur dyshja ishin mjaft të rinj në moshë.

Reece James & Phil Foden in 2013! pic.twitter.com/wit7De2aN4

— Chris Wright 🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 (@chriswrightzz) November 8, 2023

Gjykuar nga fanellat, fotografia është realizuar gjatë sezonit 2013/14, kur dyshja do të kishin qenë diku rreth 13 ose 14 vjeç.

Foden dhe James do të përballen sërish të dielën, kur Chelsea do të presë kampionët e Ligës Premier në “Stamford Bridge”./Telegrafi/

Read Entire Article