Pjanic flet për garën e titullit në Serie A, tregon konkurrentët dhe favoritin

9 months ago 9

[AI]45 FutureAds para paragrafi1 C=3 N=3[/AI]

Miralem Pjanic ka folur për garën e titullit të Serie A për sezonin 2023/24 teksa mendon se vetëm dy klube do të konkurrojnë për Scudetto, pasi janë më të kompletuara se rivalët tjera.

Pjanic ka qenë një nga mesfushorët qendrorë më të mirë të dekadës së fundit në Serie A me 42 gola në 281 paraqitje në ligën elitare të Italisë.

[AI]43 Pas paragrafit 2t InArticle Outstream C=3 N=3[/AI]

Ai luajti për Romën dhe Juventusin përpara se t’i bashkohej Barcelonës në një marrëveshje shkëmbimi me Arthur Melo në verën e vitit 2020.

33-vjeçari ka fituar katër tituj të Serie A dhe dy Coppa Italia me Juventusin dhe mendon se Bianconerët janë skuadra e vetme që mund të konkurrojë me Interin për Scudetton këtë sezon.

[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=1[/AI]

“Juventusi është ende solid dhe konsistent, nuk është rastësi që ata janë i vetmi klub që mban hapin me Interin”, ka thënë fillimisht Pjanic për Gazzetta dello Sport.

[AI] Code for block 1 InArticle Desktop Desktop C=3 N=1[/AI]

“Unë nuk mendoj se klubet e tjera mund të konkurrojnë për Scudetton. Shoh një duel mes Interit dhe Juventusit sepse janë të vetmet klube që nuk humbin pikë. Të tjerët nuk kanë qenë konsistente. Napoli nuk është në të njëjtin nivel me sezonin e kaluar, njësoj si Milani, që më pëlqen, por ata kanë shumë ulje dhe ngritje”.

“Interi është favorit sepse ka një ekip më të pajisur dhe më shumë siguri se Juventusi edhe për shkak të finales së Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar”.

[AI] Code for block 2 InArticle Mobile Tablet, Phone C=3 N=2[/AI]

“Megjithatë, Juventusi është një kandidat i besueshëm sepse të mos luash në asnjë garë evropiane mund të japë efektivisht një avantazh. Unë shoh një të ardhme të ndritur për Juventusin dhe e di nga përvoja se kur vesh fanellën e Bianconerëve, objektivi është gjithmonë fitorja”, përfundoi mesfushori.

[AI] Code for block 1 InArticle Desktop Desktop C=3 N=2[/AI]

Pjanic shënoi 19 gola në 135 paraqitje nën drejtimin e Massimiliano Allegrit në Juventus, më shumë se me çdo trajner tjetër në karrierën e tij. /Telegrafi/

[AI]48 FA Outstream Fund Artikull C=3 N=3[/AI]

Read Entire Article