Planet për vrasjen e vëllezërve Nela/ U ndihmua nga Dedan Gjoni, si i akuzuari për disa vepra penale hyri në zyrat e policisë dhe siguroi…

10 months ago 21

Balkanweb app Get it on Google Play

Në dosjen hetimore të SPAK siguruar nga Balkanweb, tregohet edhe momenti i planifikimit të vrasjes së dy vëllezërve Nela nga Bujar Ajeti, i akuzuar për disa vepra kriminale. Madje, ky i fundit ka hyrë edhe në zyrat e Policisë së Elbasanit duke marrë të dhënat e sistemit TIMS.

Dosja e SPAK:

Rezulton se me datë 09.02.2021, shtetasit Ismail Zeneli dhe Bujar Ajeti kanë shkuar në Elbasan të takohen me përdoruesin e DMI6CF, Dedan Gjonin, i cili në këtë periudhë ka qenë i punësuar pranë Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan. Shtetasi Ismail Zeneli ka hyrë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan në zyrën e Dedan Gjonit dhe ka marrë informacione nga sistemet TIMS dhe E-Gjoba lidhur me vëllezërit Albert dhe Edmond Nela. Në orën 08:52:47 Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e DMI6CF, dhe i dërgon mesazhet: “…Q3QNV9–M_gjes, Si tkam, A je ne pune…DMI6CF— Gjes..Q3QNV9–Te vij te takoj…DMI6CF–Po ne zyre…Q3QNV9–PO vi andej…DMI6CF–Ok, Ketu me ke..Q3QNV9-Ok…” Në këto orë, shtetasi Ismail Zeneli ka qenë në kryeqytet pasi në orën 08:56:16 ka komunikuar në grupin e çatit MQL4P3:33 dhe i tregon që është në Kamëz. Ai ka dërguar mesazhet: “…Q3QNV9–A po del ne kamez…ËOXV2L–Po fleta daj…ËOXV2L– Per sa je ne kamez…Q3QNV9–Ktu jam…” Në orën 11:09:26 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e DMI6CF dhe i tregon që ka mbërritur në Elbasan.

Ata shkëmbejnë mesazhet: “…..Q3QNV9–Shok, Jam ktu…DMI6CF-Dola..Q3QNV9– Shok jam me ca familiar…Takona 5 min…DMI6CF–Une dola… Haha…Ok..Me thuaj kur te litoheah…Q3QNV9–Nji min…Ku je…Shok jam perball policise…Shok…DMI6CF–Ku je…Sa hyra brenda…Q3QNV9–audiofile. Jam tek policia, përballë noterisë, qenka një noteri Gjorgja, Gjorga. Ktu në cep të policisë jam…DMI6CF–audiofile. Je në makinë apo në këmbë? Hajde hajde, a do vish ktu te unë apo të dal jashta?… Q3QNV9–audiofile. Deshta me ardh me ty 2 minuta, se smun rri me ty se kam ca njerz që jam duke shku me pa, me pi një kafe me një vdekje… Q3QNV9–audiofile. Jam tek drejtoria, drejtoria e policisë, ktu ku është, ku janë duke nxjerr pasaporta, ku dë gjë….” Në orën 11:40:50, shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e JTD0FN, e pyet se si quhet “qerosi” ku i referohet përdoruesit të DMI6CF dhe i tregon që është tek puna e tij, e DMI6CF.

Ai dërgon këtë mesazh: “… Si e ka emrin, Qerosi?…..Se erdha ktu ke puna ktij… Thash ta pyes…” Në orën 11:43:30, CC4 RE2 duke qenë se është në Elbasan me Ismail Zenelin, komunikon me përdoruesin RFKS6F dhe i tregon që Jemi në Elbasan. Ndodhet në Elbasan për të takuar dikë për të marrë disa info. Ai dërgon mesazhet:…O bos…Po presim me taku ate…Per infon…”. Në orën 12:00:20 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur Q3QNV9 komunikon me përdoruesin e CC4RE2, dhe i dërgon foton e një personi pa flokë, që punon në një kompjuter ku pjesa e majtë e ekranit ka karakteristika të ndërfaqes hyrëse të sistemit TIMS.

CC4RE2 i kërkon që të shkruajë të dhënat ose tja dërgojë me fotografi, duke dërguar mesazhin: “… CC4RE2–Merri t shkrume, Ma mire, Ose beji foto…” Pas kësaj kërkese të CC4RE2 janë dërguar nga Q3QNV9 fotografitë e raporteve TIMS të Albert dhe i Edmond Nela si dhe automjete në sistemin E-Gjoba. Në orën 17:34:57, përdoruesi RFKS6F, njëjti që ka komunikuar me CC4RE2 në orën 11:43:30, pyet CC4RE2 nëse kanë mbaruar punë në Elbasan. CC4RE2 i tregon që kanë mbaruar punë dhe ndodhen në Tiranë, ata zhvillojnë bisedën: “…RFKS6F–Boss a marut…CC4RE2-Po…Sa marum…RFKS6F–Ok ke lagjia jemi… Ok ke lagjia jemi…Boss… CC4RE2–Te trokadero…”

Në orën 15:56:58 deri në orën 18:45:14 DMI6CF komunikon me përdoruesin e Q3QNV9, dhe i kërkon që ta takojë pasi do ti japë një pasaportë, të cilën dyshohet se Ismail Zeneli duke qenë se ditën e nesërme datë 10.02.2021 largohet për në Spanjë, të ja japë një të njohurit të shtetasit Dedan Gjoni, që ndodhet atje. Ata shkëmbejnë mesazhet: “…DMI6CF–Cpb shok..Je kthyer ne te…Tr… Une tek Grace jam…Q3QNV9–Ok erdha…DMI6CF–Shok a je larg…Po qe se kalon edhe nje second… Te jap nje passaporte me vete…Q3QNV9–Po… DMI6CF– Te pres ketu ose me thuaj ku je se vij une… Q3QNV9…Te trokadero… Te kompëeksi dinamo…Te komuna parisit… A e di…DMI6CF– Ok se vij aty…Kur te jem jashte te shkruaj…Q3QNV9–Ok, Ktu po t pres… DMI6C F–Jashta jam…Q3QNV9–Mthuj e dal……”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article