Planifikohet ofertë e çmendur për De Bruynen, Manchester Cityt i pafuqishëm ta mbajë belgun

9 months ago 20

Manchester City po kërkon të largojë interesimin saudit nga Kevin de Bruyn.

Mirror raporton se klubi anglez është gati të vazhdojë kontratën e mesfushorit belg.

Gjiganti anglez kryesisht dëshiron të ofrojë një zgjatje për një vit, që do të thotë se kontrata e re do të zgjatej deri në verën e vitit 2026.

De Bruyne fiton 400,000 euro në javë në City – e cila, megjithatë, nuk është aspak afër asaj që thuhet se i ofrohet nga Arabia Saudite.

Një propozim për kontratë saudite pritet të jetë pak më shumë se 1 milion euro në javë.

Al-Hilal, Al Nassr, Al Ahli, Al-Ittihad dhe Al Qadsiah janë të gjithë të interesuar për 32-vjeçarin. /Telegrafi/

Read Entire Article