“Prehu në paqe Raphael”, Federata Ganeze e Futbollit shpreh ngushëllimet për vdekjen e futbollistit të Egnatias

11 months ago 24
23:32 11/11/2023

Federata Ganeze e Futbollit ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të futbollistit ganez Raphael Dwamena, i cili humbi jetën në fushë gjatë ndeshjes si lojtar i Egnatias.

Mendimet tona janë me familjen e Raphael Dwamena në këtë moment të vështirë”, njoftoi Federata e Ganës për futbollistin 28-vjeçar që ka luajtur edhe me Kombëtaren Ganeze.

“Raphael e përfaqësoi me zemër Ganën dhe bëri detyrën ndaj vendit të tij deri në momentin fatkeq të ndarjes nga jeta. Do të na mungojë gjithmonë përkushtimi i tij në kombëtare”.

Raphael Dwamena ra pa ndenja në fushë në minutën e 24’ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani në Superligë.

28-vjeçari ka vuajtur më herët nga problemet në zemër. Megjithatë, do të pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e saktë të vdekjes.

Federata Shqiptare e Futbollit shtyu të gjitha ndeshjet e parashikuara këtë fundjavë në kampionatin shqiptar.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article