Premier League rrezikon vend në Champions

11 months ago 10
20:58 09/11/2023

United e Newcastle drejt eliminimit. Kampionati anglez mund të përfaqësohet me 4 ekipe

Ecuria negative e Manchester United dhe Newcastle në Ligën e Kampionëve mund t’i kushtojë Premier League angleze. Të dy skuadrat rrezikojnë për tu eliminuar që në fazën e grupeve, teksa pas 4 takimesh gjenden të distancuar ndjeshëm me biletat që të kalojnë në turin e radhës. Një eliminim i shpejtë pritet të sjellë pasoja për kampionatin e konsideruar si më të fortin në Europë. Duke nisur nga sezoni i ri, Liga e Kampionëve do të formatohet dhe besohej se Premier League të përfaqësohej me pesë skuadra. Por duket se kjo formë e “djajve të kuq” dhe “qymyrxhinjve” do bëj që ky kampionat të marrë pjesë me vetëm 4 skuadra.

Ekipet angleze gjenden pas Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës në garën për dy vendet shtesë. Real Madrid dhe Real Sociedad janë kualifikuar tashmë nga kampionati spanjoll, teksa të njëjtën gjë bëri Interi nga Serie A dhe Bayern Munich e Leipzig nga Bundesliga gjermane. Në rrugën e duhura gjenden dhe klube si Dortmund, Milan, Napoli, Atletico Madrid dhe Barcelona, teksa shpresa e vetme për Manchester United dhe Neëcastle është vetëm matematika.

Megjithatë, nëse Premier League nuk e garanton vendin shtesë përmes Ligës së Kampionëve, shpreson që dy skuadrat të shmangin eliminimin dhe të shkojnë sa më larg në Europa League. Përndryshe, pjesëmarrja e tyre në kompeticionin elitar të klubeve evropiane të sezonit të ardhshëm ka të ngjarë të kufizohet vetëm në katër skuadra. 

Klan News  


Të ngjashme

Read Entire Article