Kryeministri Edi Rama, në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit, vuri theksin te ndasitë mes vendeve anëtare dhe atyre jo anëtare të Bashkimit Europian.
Sipas tij, premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar.
“Të gjithë ne besojmë fort në nevojën e një çatie të përbashkët, edhe të një llogoreje të përbashkët në këto kohëra sprove.
Një luftë në pragun e Europës, që tregon se bota po ndryshon më shpejt. Një sulm në Izrael ka detyruar një popull demokrat të vetëmbrohet.
Një pyetje që mendoj është si po reagojmë ndaj kësaj skene që zhvillohet para fëmijëve tanë. Sfida më e madhe politike është ndarje e dhimbshme mes anëtarëve të BE dhe jo anëtareve. Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë.
Dua të ngre disa pikëpyetje. A mund t’i përballojmë këto ndasi? Në 2014, udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan në Berlin, shënoi një pikë kthese.
Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar, sidomos kur krahasohet me mendësinë transformuese që ka sjellë. Merkel e theksoi këtë në takimin e Polonisë. Ajo tha që demokracia pa infrastrukturë nuk mund të realizohet.
Ne vlerësojmë përpjekjet e Von der layen. Ky është hapi i parë i guximshëm pas përsëritjeve dëshpëruese dhe tani jemi në pikën ku diskutojmë për ekonominë. Ndërkohë që përpjekjet për të hequr tarifat, procesi është penguar nga procese afatgjata midis disa vendeve të rajonit. Fqinjët tanë të BE kanë marrë mbi 4500 euro për frymë, ndërsa vendet tona marrin 38 euro për frymë. Kjo ndarje ka thelluar ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Europës.
Në këtë peizazh që zhvillohet shpejt, duhet të sigurojmë një ekzistencë të harmonishme të Europës. Të merremi me këto ndasi para se Europa të përçahet”.
Top Channel