Presidenca Franceze mban sekret agjendën e Macron në Tiranë? Asnjë ‘fjalë’ për vizitën zyrtare në Shqipëri

1 year ago 25

Një ditë më parë Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbërriti në Tiranë, për herë të parë në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Macron u takua me kryeministrin Edi Rama, ku pas firmosje së disa marrëveshjeve, mbajtën një konferencë për shtyp.

  • foto galeri

Presidenti Macron ishte ftuar që të merrte pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, por për shkak të situatës në Francë pas sulmit terrorist, ai e shtyu vizitën, duke mbërritur në orët e mbrëmjes në kryeqytetin shqiptar.

Ndërkohë në faqen zyrtare të Presidencës, ajo që vihet re është mungesa e agjendës së Macron për datën 16 tetor 2023, ndërsa për datën 17 tetor 2023, thuhet se ende nuk është e disponueshme. Nuk dihet se përse nuk është pasqyruar në agjendë vizita zyrtare e Presidentit në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article