Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanovi, ndodhet sot në Shqipërisë, ku dha një konferencë për shtyp me homologun Begaj.
Milanovi shprehu mbështetjen e Kroacisë për integrimin e Shqipësirë në BE.
‘Jemi dëshmitarë të përparimit ekonomik të Shqipërisë. Progresi nuk është përcjellë me reagimet e duhur nga institucionet e BE-së. Dua të them sërish atë që kam thënë që në 2012, në kohën kur kryeministër ishte Berisha, rrethanat ishin të njëjtat dhe absurdi ishte i njëjtë.
Në vitin 2012 Shqipëria kishte 3 vite që ishte anëtare e NATO-s. Tentonte të bëhet anëtare e BE-së. Për Shqipërinë nuk ndodhte asgjë ne procesin e Integrimit. Duket se kemi një problem se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe siç e përsërisin të gjithë është organizata më e mirë më e duhura, më demokratike dhe më e organizuar në historinë e njerëzimit.
Shqipëria e ka vendin e saj në NATO, pastaj në të njëjtën kohë avancimi drejt një aleance tjetër, që është më komplekse aty Shqipëria nuk ka mundur të bëjë hapin e parë, nuk ka mundur të ngrihet as nga shtrati. Duket se diçka aty është e pasinqertë, sikur diçka nuk është siç duhet.
Kanë kaluar 11 vite kemi lëvizur nga vendi, por jo shumë. Kjo flet shumë për BE dhe prioritet e saj. Dhe dua që të tjerët të flasin për këtë çështje.
Kjo ka të bëjë me thirrjen për të pranuar Kosovën. Dhe kjo mua me tregon se tërë Evropa e di por nuk dëshiron ta përmendë.
Më duket sikur këto pengesa bëhen më të fryra më të vështira. Shumë pak gjëra janë duke u bërë për t’u duruar. Dhe shumë pak gjëra janë bërë për ta ndryshuar.
Shqipëria nuk e di se çfarë tjetër do mund të bënte nga ajo çfarë ka bërë Shqipëria tani, të mbetet aty ku është dhe të mos e kalojë linjën e dinjitetit dhe vetërespektit të duhur, dhe të jetë një vend sa më bashkëpunues.
Si vendi me përvojën më të freskët në këtë rrugë për integrim, për Shqipërinë mund të jemi këshilltarë më të mirë pasi nuk ka kaluar shumë kohë.
Kjo është bërë si një formë e rëndomtë sikur se është thënë ndonjëherë. Dua të përsëris që themi diçka që dihet botërisht që Shqipëria dhe vendet e BP janë vënë në pozitë të caktuar ku vendet e BE duhet të ndiejnë një ndërgjegje”, tha presidenti i Kroacisë.
Top Channel