Presidenti Emmanuel Macron do ta ketë të pamundur të marrë pjesë në Samitin e Udhëheqësve të Procesit të Berlinit.
Por burime nga organizimi i Samitit i thanë Top Channel se presidenti francez pritet të mbërrijë në Tiranë pasditen e të hënës për të vijuar takimet bilaterale me presidentin Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Shkak për pamundësinë e pjesëmarrjes në Procesin e Berlinit është bërë një sulm me sfond terrorist në Arras të Francës, ku mbeti i vrarë një mësues.
Top Channel