Presidenti i Francës Emanuel Macron e pati të pamundur të ishte pjesë e Samitit të Berlinit.
Megjithatë ora 19:30 e pasdites të së hënës e gjeti në Shqipëri për të vijuar takimet bilaterale të planifikuara.
Top Channel mëson se Presidenti Macron u prit nga zëvendës kryeministria Belinda Balluku.
Në të parën vizitë zyrtare të një presidenti Francez në vendin tonë, paraditen e të martës do ti rezervohet një pritje shtetërore nga presidenti Bajram Begaj.
E më pas një takim në kryeministri me kryeministrin Edi Rama.
Top Channel