Para nisjes së Procesit të Berlinit në Tiranë, kryeministri Rama ka ndarë pamje nga tryeza ku do ulen liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Ai theksin se Shqipëria sot është e zellshme si Europa Ballkanike.
“Mirëmëngjesi dhe në tryezën e Samitit të parë të Procesit të Berlinit jashtë BE-së, në Piramidën e Diktatorit në Tiranë, ku do të ulen armiqtë e tij të betuar që e shohin me respekt e me vlerësim gjithnjë e më të lartë Shqipërinë, e cila sot është e zellshme si Europa Ballkanike, uroj. ju keni një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Sot mbahet Procesi i Berlinit në Tiranë, i pari takim i të tilla përmasave me fokus zgjerimin e bllokut që zhvillohet jashtë kufijve të BE-së. Pjesë e këtij samiti do jenë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pjesëmarrës do jenë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e cila mbërriti ditën e djeshme në Tiranë, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, kancelari gjerman, Olaf Scholz vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit.
Kryeministri i Kosovës, Kurti ka mbërritur në Tiranë, ndërsa nga pala serbe, pritet të marrë pjesë kryeministrja Ana Brnabic dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç.
Presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të ketë në Tiranë vizitën e parë zyrtare.
Top Channel