Klevis Balliu, Koordinator Rajonal i PD-së për Tiranën, duke folur në protestën para Bashkisë së Tiranës, tha se ata që protestojnë për vlera e parime janë njerëz që energjinë e tyre e marrin nga dashuria që ata kanë për familjen.
Balliu tha se me këtë pushtet 1 në 5 persona sot është në moshën 65 vjeç e sipër. “Ky pushtet po shkatërron vendin, po largohen shqiptarët, po shkatërrohen familjet. Ky pushtet është kundër familjes si institucion”, tha Balliu.
Ai tha se i keni parë pamjet se si 1000 tonë mbetje toksike ikin dhe vijnë në këtë vend, dhe kjo ndodh sepse ky person e sheh Shqipërinë si një kanal toksik, mjafton që paraja të vijë dhe ai të pasurohet.
“Është ky pushtet, që me largimin e qytetarëve, ata që kanë mbetur, kërkon t’i mbysë me ndotje. Ai keni parë lajmet sesi njëmijë tonë mbetje toksike ikin dhe vijnë, ikin dhe vijnë në Shqipërinë tonë?! A e dini kush i sjell dhe kush i çon?!
I sjellin dhe i çojnë bizneset e “këtij” (tregon nga institucionet) sepse ky e shikon Shqipërinë si një kompani personale që mund ta përdorë si kanal toksik për mbetjet e gjithë botës, mjafton që ky të fusë paratë në xhep.
Dhe në gjithë këtë, qoftë për Erion Veliajn, qoftë për Belinda Ballukun, qoftë për Olta Xhaçkën, qoftë për Olsi Ramën, qoftë për Edi Ramën dhe gjithë hajdutët pseudo deputetë që rrinë në parlamentin e PS, ata hajdutë që i bëjnë fresk ministrit të tyre, kryetarit të tyre sepse marrin ndonjë kacidhe, ata të gjithë duhet të ishin në burg.
Por jo, nuk shkojnë në burg, sepse ata kanë marrë një “licensë” që t’ju vjedhin ju, të vjedhin qytetin tonë, që të vjedhin Shqipërinë tonë dhe kush ua jep atë licencë?!
Dum-Dumani!!! Dumani u jep “licencën” këtyre që të vjedhin!”, tha Balliu.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb