Qytetarët e Krujës, Fushë-Krujës, Thumanës, Niklës dhe zonave të tjera, që preken nga aksi Thumanë-Kashar, kanë protestuar sërish pasditen e së enjtes.
Ata janë përballur me qindra forca policore, ndërsa kërkojnë të kenë akses në autostradën e re, pasi janë izoluar tërësisht dhe bizneset e tyre po falimentojnë.
Deputetja demokrate Andia Ulliri, e cila i është bashkuar protestuesve, në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në Neës24, shprehet se janë 85 mijë banorë që nuk kanë si të aksesojnë rrugën e re dhe janë mbi 700 biznese që po përballen me falimentimi.
“Po penalizohet i gjithë veriu, pasi ata që udhëtojnë drejt Krujës, do të përballen me traun.
Pse nuk është bërë publik projekt-zbatimi? Ka pasur 4 nyje shkëmbimi, janë 4 hyrje dalje, që ekzistojnë nuk janë, ndërkohë që parashikoheshin në projekt”, tha deputetja.
Ajo u shpreh se ndërkohë që aksi Thumanë-Kashar është 21 km, nyja është 23 km më tej.
“Janë fshirë banorët e Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës nga harta”, tha Ulliri.
Ndërkohë banorët e zonës shprehen se rruga, duke mos pasur nyje lidhëse, i mohon një të drejtë Kushtetuese të gjithë qytetarëve të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, Niklës dhe ccdo fshati tjetër, atë të lëvizjes.
Banorët kërkojnë të kenë akses në rrugën e re, as më shumë e as më pak, po ato 4 hyrje daljet që parashikoheshin në projekt, por në zbatim mungojnë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb