PSG fiton Superkupën

9 months ago 36
14:18 04/01/2024

Parisienët mundën Toulouse me rezultatin 2-0 dhe ngritën për herë të 12 trofeun e rëndësishëm

PSG mundi Toulouse 2-0 dhe fiton për të 12-ën herë në histori Superkupën e Francës.

Parisienët e gjetën golin e parë shumë shpejt, pas vetëm tri minutash lojë falë koreanit Kang-In Lee.

Tuluz i’u afrua barazimit me Suazon në të 18’.

Një minut nga fundi i pjesës së parë, Kilian Mbape shënoi golin e dytë që i dha qetësinë skuadrës së Luis Enrikes.

Në pjesën e dytë Toulouse tregoi agresivitet por parisienët lanë pak hapësira dhe menaxhuan rezultatin.

Në përfundim të sfidës, kapiteni i Francës foli edhe për të ardhmen e tij.

“Nuk e kam marrë akoma një vendim, por kemi një marrëveshje me presidentin Al Khelaifi, prandaj të gjitha palët duhet të jenë të qeta. E ardhmja ime nuk përbën një çështje në klub”, tha Mbape për mediat.

Sfida ndaj Toulouse ishte e veçantë për sulmuesin që shkon në 111 gola të shënuar me fanellën e PSG në “Park des Prince” dhe u bë edhe bombero më i mirë në sfidat në shtëpi duke lënë pas Kavanin.

25-vjeçari e bëri të qartë se ndihet mjaft i motivuar dhe se ka objektiva për të arritur.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article