Publikisht e mbështet Xavin, por Joan Laporta po e shikon trajnerin e rivalit nga La Liga

11 months ago 37

Barcelona është publikisht shumë mbështetëse për Xavi Hernandezin si trajneri i tyre, por privatësisht ata po fillojnë të shohin alternativa tjera.

Presidenti Joan Laporta ka qenë i vendosur se klubi është plotësisht pas Xavit, duke i thënë Sport se ai ishte njeriu më i duhur për punën.

“Dua ta bëj shumë të qartë, ashtu si Deco dhe drejtorët e bordit tim, se jemi plotësisht në anën e trajnerit tonë dhe që jemi krenarë që e kemi Xavin si trajner për cilësinë e tij profesionale dhe humane. Këtu ne jemi një grup. Në këtë moment është shumë e rëndësishme të jemi së bashku”, kishte deklaruar ai.

Megjithatë, sikundër është zbuluar nga Bar Canaletes, trajneri i Gironës, Michel Sanchez, është sondazhuar nga Barcelona si një trajner i mundshëm në të ardhmen. Girona udhëheq pas 13 ndeshjeve me 11 fitore dhe kanë luajtur futbollin më të mirë në divizion deri më tani dhe kjo është meritë e Michel.

Nëse Xavi përmbush objektivat e Barcelonës, ai nuk ka arsye për shqetësim të menjëhershëm. Ndërsa Blaugranaasit mund të kenë vështirësi aktualisht, rregullat e La Ligës përcaktojnë se një trajner mund të drejtojë vetëm një ekip gjatë sezonit, kështu që ndonjë ndryshim do të duhet të bëhet verën e ardhshme.

Drejt fundit të sezonit të kaluar, kishte tashmë vërejtje se hierarkia e Barcelonës ishin impresionuar me punën e Michelit, dhe pa dyshim ata janë edhe më të magjepsur nga puna e tij te Girona këtë sezon, ashtu si shumë në Spanjë.

Duhet theksuar se Michelit i kanë marrë pothuajse tri sezone për të bërë që skuadra e tij të Gironës të luajë në këtë mënyrë, megjithëse i ka përmirësuar vazhdimisht, duke çuar katalanët përmes ‘play-offit’ në La Liga 2, në prag të një vendi evropian sezonin e kaluar, deri në krye të ligës ashtu siç janë aktualisht. Pak të tjerë mund të krenohen me një trajektore më të mirë gjatë të njëjtës periudhë kohore. /Telegrafi/

Read Entire Article