Publikohet VIDEO, momenti kur mjeku ‘arratiset’ nga gjykata. Duhej të shoqërohej nga polici

4 months ago 14

Sot në Gjykatën e Tiranës, u paraqit mjeku onkolog, Edmond Gashi. Kur hyri në gjykatë, ai nuk foli shumë për mediat.

Kur foli, pas seancës gjyqësore, ku iu konfirmua edhe masa e sigurisë “arrest shtëpie”, mjeku që akuzohet se nuk iu shërbente pacientëve të sëmurë me tumor, por i çonte në klinikën e tij private “Megis”, duket se nuk ishte aq i qetë.

Mjeku Gashi ka dalë nga ana e pasme e gjykatës, mirëpo as kjo ‘lëvizje’ e tij nuk iu ka shpëtuar medieve. Edmond Gashi duket teksa vrapon, pasi ka dalë nga dera e pasme e gjykatës. Më herët, Gashi është parë në hollin e gjykatës. Në momentin që dikush hap derën, ai përfiton nga diçka e tillë dhe largohet me vrap.

Sipas ligjit, mjeku Edmond Gashi duhej të shoqërohej nga një polic për në banesën e tij, ku më pas do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata, atë të “arrestit të shtëpisë”. Mjeku Gashi akuzohet për shpërdorim detyre. Ai del në përgjime, duke thënë fjalë aspak etike e të përshtatshme për pacientët e sëmurë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article