Vizitorët që duan të shkojnë në Kenia nga e gjithë bota nuk do të kenë nevojë për vizë që nga janari, tha presidenti William Ruto më 12 dhjetor.
Ruto tha se qeveria e tij kishte zhvilluar një platformë dixhitale për të siguruar që të gjithë vizitorët do të merrnin një autorizim elektronik të udhëtimit paraprakisht, në vend që të kishin nevojë të aplikonin për vizë, përcjell Telegrafi.
“Nuk do të jetë më e nevojshme që asnjë person nga asnjë cep i globit të mbajë barrën e aplikimit për vizë për të ardhur në Kenia”, tha ai në një fjalim në kryeqytetin Nairobi në një ngjarje për të shënuar 60 vjetorin e pavarësisë nga Britania.
Ruto ka mbrojtur prej kohësh udhëtimin pa viza brenda kontinentit afrikan.
Industria e turizmit luan një rol jetik në ekonominë e Kenias, duke ofruar pushime në plazh përgjatë vijës bregdetare të Oqeanit Indian dhe safari të kafshëve të egra brenda disa zonave në vend. /Telegrafi/