Qytetari u bë viral derisa voziste Teslan dhe të njëjtën kohë vendosi kufjet Apple Vision Pro, sekretari amerikan i Transportit ngre alarmin

9 months ago 18

Sekretari amerikan i Transportit, Pete Buttigieg u bëri thirrje shoferëve të kenë kujdes, pasi në internet dolën video të shumta të njerëzve që vozisnin makinat Tesla me sistemin autopilot, derisa në të njëjtën kohë i kishin në kokë pajisjet Vision Pro.

Buttigieg reagoi pas një video shqetësuese të shpërndarë në X që kishte më shumë se 24 milionë shikime, ku një shofer i Tesla-s po manovronte me kufjet Vision Pro derisa vetura ecte me sistemin autopilot, transmeton Telegrafi.

Reminder—ALL advanced driver assistance systems available today require the human driver to be in control and fully engaged in the driving task at all times. pic.twitter.com/OpPy36mOgC

— Secretary Pete Buttigieg (@SecretaryPete) February 5, 2024

“Lajmërim – të gjitha sistemet e avancuara të vetë-vozitjes të disponueshme për momentin, kërkojnë edhe monitorimin tuaj, pra të mbani kontrollin e timonit tuaj”, deklaroi Buttigieg.

the owner of Vision Pro decided to try out the headset while driving a car, turning on Tesla autopilot on the way home pic.twitter.com/ZS61Si7pT6

— Just Be ) (@c40852411) February 6, 2024

Vision Pro të Apple u lansuan javën e kaluar dhe janë pajisje ku integrohet bota digjitale tredimensionale me botën e jashtme dhe të realitetit tonë.

Apple thotë se njerëzit nuk duhet t’i përdorin ato gjatë vozitjes së automjetit.

Me ose pa këto kufjet, sekretari amerikan gjithmonë ka bërë thirrje t’u kushohet vëmendje vozitjes gjatë sistemit Autopilot të Tesla-s. /Telegrafi/

Read Entire Article