Rabiot: Jam ndjerë mirë me Allegrin, ka momente që Allegrin nuk guxoj ta shoh në sy

11 months ago 18

Andrien Rabiot është në lider i padiskutueshëm te Juventusi, pasi këtë sezon po udhëheq “Zonjën e Vjetër” dhe Francën në fushë.

Si një prej mesfushorëve më të mirë aktualisht, 28-vjeçari ka rrëfyer për DAZN fillimet e tij dhe marrëdhënien që ka me Carlo Ancelottin dhe Missimiliano Allegrin.

“Jam ndjerë shumë mirë me Ancelottin, më ka ndjekur në ndeshjet e skuadrës U19. Ai i kërkoi trajnerëve që të unë të stërvitesha me ekipin e parë. Isha 17-vjeç dhe më ka ndihmuar pa masë”, ka thënë francezi për ish trajnerin e tij te PSG.

Sa i përket Max Allegrit, ai foli fillimisht për sezonin e tij të parë dhe pastaj takimin me strategun e Juventusit.

“E takova një sezon para se të mbërrija te Juventus, ai më kërkonte. Por, kur unë nënshkrova ai u largua. Megjithatë, sapo u bashkuam sërish ndjehej që kishim një ndjesi të bukur dhe që kuptoheshim shumë mirë”.

“E njoh mirë mentalitetin e Allegrit, ai është një fitues. Kemi folur shumë gjatë sezonit të fundit, më dërgonte mesazhe edhe kur isha me pushime”.

“Kur Allegri nervozohet në fundin e ndeshjeve, unë nuk e shoh dot. Por, ky është një aspekt shumë pozitiv i Allegrit pasi ai i përjeton shumë skuadrat”, ka thënë Rabiot. /Telegrafi/

Read Entire Article