Rama falenderon Blinken: Në çdo takim të rëndësishëm nuk lë pa nënvizuar nevojën për integrimin e Shqipërisë në BE

8 months ago 7

“Jam shumë i kënaqur nga niveli i ndërveprimit dhe i mirëkuptimit mes nesh. Më vjen shumë mirë qe kjo vizitë përfundon me përfundimin e misionit të Shqipërisë në Këshillimin e Sigurimit. Mirënjohje për mesazhin prekës që përcolli publikisht ambasadorja e SHBA në Kombet e Bashkuara, për vlerësimin e lartë që i bëri misionit shqiptar, për fjalët pozitive, mënyrën sesi Shqipëria arriti ta përfaqësojë vetën. Për mënyrën sesi Shqipëria arriti ta përfaqësojë këtë komunitet vendesh që qëndron së bashku për disa vlera dhe parime që janë të panegocioueshme për ne. Dua ta falënderoj për një mbështetje për të cilën flitet e shihet pak por është e dobishme për ecurinë e Shqipërisë ne BE.

Ky është një proces që varet nga çfarë bëjmë ne, nga gjykimi i aleatëve tanë, por prej disa vitesh e çmojmë shumë interesimin e administratës amerikane, Departamentit Amerikan dhe faktit që sekretari në takimet e rëndësishme nuk e lë pa e nënvizuar dhe nevojën për ta shtyrë më tutje këtë proces si një interes strategjik i Shteteve të Bashkuara”-u shpreh Rama në konferencën e përbashkët me Blinken.

Top Channel

Read Entire Article