Rama i dhuron bonon 200 mijë frangëshe Macronit: Për të shtyrë Evropën të përdorë më shumë energjinë e rinovueshme në Ballkan

1 year ago 11

Balkanweb app Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama i dha një bono me vlerë 200 mijë franga Presidentit francez, Emmanuel Macron, që sipas tij, mund ta përdorë për të shtyrë Evropën që të përdorë edhe më shumë energjinë e rinovueshme në ballkan.

Në hapjen e vilës së ish-diktatorit për artin, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti Macron, Rama tha se hapja e madhe do të bëhet në shtatorin e vitit të ardhshëm, ndërsa iu drejtua kreut të shtetit francez, duke i thënë se në atë kohë mund të dërgojë një video-mesazh.

“Ka pasur dikur një fantazmë, por më në fund kjo hapësirë është e cliruar. Kemi miq të Francës, kemi dhe 007 franceze, që nuk lë asnjë rast për të pretenduar që është shqiptar në shërbim të Shqipërisë dhe Francës, por në fakt është në shërbim të mbretit. Ai I shërben mbretit. Shpresoj dhe jam I bindur se në shtatorin e ardhshëm do të jetë momenti I madh I hapjes. Nuk po shpresoj ndonjë vizitë tjetër të Presidentit Macron menjëherë, por shpresoj që të na dërgoni një mesazh-video plot dashuri dhe besim për pushtetin e madh erotik që mund të ketë arti. Dua t’iu jap një biletë për një investim, që ka qenë i pari në historinë e Shqipërisë për ndërtimin e një stacioni prodhimi energjie të rinovueshme të financuar nga shoqëria gjenerale e elektricitetit në Korçë, ku në atë kohë të gjithë dokumentet, procedurat, burokracia, ishte edhe në shqip, edhe në frëngjisht. Është një bono me një kapital prej 200 mijë frangash, mund ta përdorni për ta shtyrë Evropën të përdorë edhe më shumë energjinë e rinovueshme në Ballkan”, tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article