Kryeministri Edi Rama në episodin e pestë të sezonit të dytë të podkastit “Flasim” pati një të ftuar special.
Rama e prezantoi Gersi Trokën si një djalë me aftësi të veçanta, i cili ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, ka fituar medaljen e arit në Lojërat Speciale Olimpike në Berlin.Dhe në disiplinën e 200 metrave stil i lirë në not. Pra, ti je një kampion këtu. Unë kam luajtur, por s’kam dalë kampion asnjëherë dhe më vjen shumë mirë që jam përballë një kampioni. Ai ka shkruar në disa shtete, si në Itali, në Kanada, në Abu Dhabi, në Portugali.
Gersi shoqërohej nga mamaja e tij, e cila ishte ankuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit që djali i saj ishte lënë pas dore.
Gresi u shpreh se dol kampion olimpik pasi kishte punuar shumë, ka bërë stërvitje gjatë gjithë kohës e “nuk jam dorëzuar deri tani që u shpalla kampion noti”, thotë ai.
“Në fakt e ka filluar që i vogël për arsyet e sindromës që ka dhe na rekomanduan që të merrej me sportin e notit dhe aty pastaj instruktorët panë që djali mund të vazhdonte të stërvitej mirë dhe të merrte pjesë edhe nëpër kampionate ndërkombëtare, por edhe kombëtare këtu brenda vendit, kështu që ka disa vite që shkon jashtë nëpër kampionate ndërkombëtare që organizohen për persona me aftësi të kufizuar intelektuale në përgjithësi dhe për personat me sindromën Doën në veçanti”, tha mamaja e tij.
Ajo falënderoi ministren Kushi që realizoi një nga dëshirat e Gersit për të vazhduar universitetin e Sporteve.
“Unë notin e kam filluar 9 vjeç ose 15 vjet dhe nuk jam ndalur kurrë në not sepse unë aty stërvitem dhe nga lodhja e madhe unë dua të bëj maksimumin e maksimumeve. Të jem nga kampionët më të fortë që ka këtu në Tiranë. Unë kam një hobi ndaj një kampioni, Michael Phelps. Ai ka thyer rekord edhe dua të notoj si Michael Phelps edhe të jem unë një nga kampionët më të mëdhenj që ka Shqipëria sot”, u shpreh Gersi.
Gersi zbuloi se i pëlqen basketbolli, të takojë Noizyn, Stresin dhe grupin e tyre. Ai pëlqen gjithashtu teknologjinë, kapele dhe rroba e syzë luksi.
Ai zbuloi se e ka qejf edhe plazhin në det.
Surprizë tjetër ishte simpatia e tij për kryeministrin, ndërsa mamaja e tij ishte me Partinë Demokratike.
“Edi Rama, unë të kam ndjekur ty me sy kur flet në Kuvend sepse unë jam fansi jot, jam fans i Partisë Socialiste dhe të kam votuar, që të rrish në pushtet, atje ku je ti tani”, u shpreh ai.
“Këtë nuk e dija. Të falënderoj shumë dhe shpresoj që të mos zhgënjej”, i tha Rama.
Mamaja e Gersit kërkoi një takim personalisht për personat me aftësi të kufizuara, me prindërit, me të afërmit, po qoftë edhe vetë me personat si Gersi, edhe ndonjë tjetër që edhe mund të thotë diçka.
Rama: “Ne do të organizojmë shumë shpejt dhe do t’ju kërkojmë ndihmë edhe juve. Bëjmë një bashkëbisedim paraprak me të dyja ministret, të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe të Arsimit me një grup prindërish. Mesa kuptoj unë ju jeni shumë aktive në këtë fushë dhe normalisht dini shumë më tepër, kështu që ta bëjmë një gjë të tillë, pastaj mund të krijojmë nga ai bashkëbisedim një bord të prindërve që mund të takohen një herë në tre muaj për të diskutuar me të dyja ministret, lidhur me çfarë është bërë, çfarë s’është bërë, ku ka ndonjë përmirësim, çfarë mund të bëhet ndonjë gjë tjetër, ku ka përkeqësim, këtë mund ta bëjmë.”
Rama: Problemi është që kur gjërat nuk janë të parashikuara saktë ose fare në një ligj të caktuar dhe kur në një nivel të caktuar edhe për shkak se s’janë të parashikuara dhe për shkak se s’ka vëmendje, s’ka angazhim, 1001 arsye, atëherë nuk duhet lënë lufta, duhet vazhduar siç e vazhdoi mami dhe trokiti deri në dritaren e atij telefonit tim dhe pastaj ne bëmë diçka, po tani që po diskutonim mendova për një rast tjetër. Unë nuk e njoh atë fëmijë, ai është një fëmijë me aftësi të veçanta që të mos gabohem, luan piano. E ëma përsëri, familja donte ta çonte në Liceun Artistik, e Liceu Artistik kishte të njëjtin problem dhe me pak përpjekje, duke qenë se përsëri familja mu drejtua. Kështu që tani është momenti që këtë gjë, sepse faktikisht pas asaj ngjarje, unë e pashë mirë kuadrin ekzistues edhe kam dhënë porosi që kjo gjë duhet riparë. Kështu që, këtë gjë tani do ta bëjmë që vitin tjetër të mos i kemi më këto probleme. Do kemi probleme të tjera, po jo këto.
Gersi vendosi këngën “Fatos Nano”, për të cilën Rama tha se na e mbylle në mënyrën më të papritur dhe më spektakolare.
Top Channel