Rama nga Shkodra: Cilat janë gabimet e kundërshtarit ku duhet të mësojë PS

10 months ago 23

Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Zgjeruar të Partisë Socialiste në Shkodër, theksoi se është momenti që PS të mësojë nga gabimet e kundërshtarit, në mënyrë që të mos përfundojnë të ndarë në copa. Sipas tij nga ndasitë politike dhe vendosja e barrierave e pësojnë gjithmonë qytetarët.

“Ajo që po ndodh me atë partinë tjetër që është ndarë në copa e në çika, e që do ndahet edhe më shumë, neve na jep një mesazh shumë të qartë, që ne duhet të kujdesemi të bashkojmë sa më shumë njerëzit e zakonshëm. Shkodra është shembulli se si ndarja nga lart poshtë dhe me kastë, me këmbëngulje dhe cinizëm ndaj njerëzve të zakonshëm, vendosja e barrikadave në çdo lagje në çdo gardh, duke i ndarë njerëzit në tanët dhe tyret, është në dëm të njerëzve. Kush përfitoi nga kjo ndarje në Shkodër? Ja ku është qyteti që e pësoi duke besuar këtë lloj qasjeje politike, ja ku është edhe partia që e ushqeu këtë qasje.

Të dyja edhe qyteti edhe partia që ushqeu këtë qasje janë pasqyra e faktit, që këtë e pësojnë vetëm njerëzit. Ne në këtë fazë kemi detyrën e madhe që të jemi një parti që integron, madje të mos e shohim veten si veten dhe si një parti, por ta shohim si një hapësirë për të integruar njerëzit. Nuk ka ndodhur në Bashkinë e Shkodrës ndonjë revolucion në aspektin e heqjes së njerëzve”, theksoi Rama.

Më tej kreu i qeverisë shtoi se një nga këshillat që i dha Benet Becit në kohën kur mori detyrën si kryebashkiak i Shkodrës, ishte që të mos largonte njerëz nga puna me pretendimin se ata janë të PD-së dhe se duhet të punësoheshin njerëz të PS-së.

“Ja kam thënë Benetit që ditën e parë, mos bjer në kurthin që të heqësh njerëz se janë ata e do të sjellim njerëz nga ne, i thashë jepi kohë njerëzve që t’i njohësh. Kush është i zoti për të mbuluar detyrën, nuk ka rëndësi nëse ka votuar 30 vjet ata”, deklaroi kreu i qeverisë.

Read Entire Article