Rama pas Samitit të Berlinit: Prania juaj këtu në Tiranë është dhuratë zemre! Shqiptarët e çmojnë shumë

1 year ago 8

“Që Bashkimi Europian do të ishte kaq i shpejtë për të kaluar nga fjalët në vepra, në më pak se një vit, kwtw nuk e prisnim.

Sot hapen dyert për aplikim dhe vitin tjetër njerëzit do të nisin mësimet e tyre në Kolegjin e Europës në Tiranë. Diçka po ndodh vërtetë dhe është kaq e mahnitshme.

Dua të ndaj një anektodë të takimit me një ish-kryeministër i Bashkisë Sovjetike, dhe kur e pyeta se si është jetesa në Tiranë më tha ‘e di në vendin tim ka mijëra njerëz që na ndjekin hap pas hapi se çfarë po bëjmë për BE. I thash po hapim kolegjin, tha ‘dmth po ua thoni të gjithëve atyre që do iu kontrollojnë.

Ndryshimi është që nuk të torturojnë fizikisht por me një buzëqeshje. Njoh dikë me emrin Mark Rute, i cili më mësoi se si mund ta torturosh dikë vetëm me një buzëqeshje.

Në fund të fundit, e shkuara jonë shtë përcaktuar me shumë gjëra të këqija që ishin si rezultat i mungesës së instuticioneve. Madje edhe dsia të tilla që u ndërtuan u ndërtuar keq.

Ndërtimi më i mirë i tyre mund të bëhet me ndihmën e BE, që na tregon si bëhet më mirë.

Po ne ankohemi, ndonjëherë edhe bërtasim, duam të heqim dore se nuk është e lehtë është e vështirë dhe e lodhshme.

Dua ti falënderoj të gjithë at që na kanë mbështetur gjatë gjithë rrugës.

Nuk ka nevojë të biem dakord për çdo gjë. Një gjë është të mos biesh dakord në mënyrë të hirshme dhe diçka tjetër të mos biesh dakord në mënyrë të egër.

Duket sikur janë gjëra të thjeshta shumë po këto i mëson vetëm duke qenë në shoqërinë e njerëzve të BE.

Dua të falënderoj, Ursulën, Charlin, Markunm dhe të gjithë ata nga Be, sepse vetëm prania juaj dhe shpenzimi i kohës suaj këtu në Tiranë është dhuratë zemre, është një dhuratë që ne shqiptarët e çmojmë shumë, sepse u izoluan nga bota për një kohë të gjatë, dhe për herë të parë patëm një zgjedhje të lirë. Për meritë të vërtetë të popullit shqiptar, që ishte zgjedhja e parë e lirë.

Na keni me vete dhe ne kurrë s’do t’ju reshtim së dashuri juve.

Top Channel

Read Entire Article