“Franca është e pranishme me 111 kompani me kapital të përbashkët, që janë pak. Nga pikëpamja ekonomike janë sa një këmbë e Mbappe, por janë shumë krahasuar sa një vit më parë kur marrëdhënia ekonomike vlerësohej sa një këpucë e Mbappe. Por do luftojmë edhe për këmbën e dytë të Mbappe. Jam shumë i lumtur sot dhe jam shumë krenar për Shqipërinë që arriti të ishte gati për të mirëpritur Francën.
Nuk ka qenë e lehtë mbërritja e presidentit në Shqipëri. Prandaj jam i lumtur se rruga europiane e Shqipërisë, ambicien e Shqipërisë për t’u bërë Europa e Ballkanit është e pakthyeshme.
Ne duam të jemi në Ballkan si referenca europiane e këtij komuniteti Ballkanit. Procesi i zgjerimit dhe bashkimit kanë vlerë. Që qytetarët tanë të jetojnë këtu me parimet e një vendi europian.
Ne ju sigurojmë që do bëjmë çmos që të jemi Europa e Ballkanit, kemi shumë për të bërë por dua t’ju them se duke ardhur kështu si një rockstar na motivon më shumë, sepse ju shikojmë nga afër.
Ne nuk mund të jemi kurrë Franca dhe s’kemi pse jemi por ne mund të jemi një vlerë e shtuar e Europës por një mik besnik i Francës, një aleat që i vlen në ditë të vështirë, dhe një mik që ju vlen gjithmonë për të qeshur pak më shumë.
Sepse procesi i integrimit është procesi më i mërzitshëm në botë. Ne duam të arrijmë që ta bëjmë procesin e mërzitshëm të tillë që bashkëjetesa e mërzitshme të mos na e humbasë dëshirën për të qeshur dhe t’i bëjmë të tjerët për të qeshur”, tha kryeministri Rama.
Top Channel