Rama zhvillon bisedën e parë me kryeministrin britanik Starmer, dy liderët diskutojnë në parkun e pallatit Blenheim

3 months ago 8

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto teksa ka zhvilluar bisedën e parë kokë më kokë me homologun britanik, kryeministrin Keir Starmer.

Të dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim privat në një tryezë në parkun e pallatit Blenheim, aty ku kaloi një pjesë të jetës së tij edhe Winston Churchill.

Rama ndodhet në Britaninë e Madhe ditën e sotme në kuadër të punimeve të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku ka zhvilluar takime edhe me liderë të tjerë evropianë.

“Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill”, shkroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article