Ramadani: Shqipëria mund të jetë surprizë

9 months ago 20
18:40 04/01/2024

“Kemi grup të mirë futbollistësh të cilët luajnë në Europë”

Ylber Ramadani mendon se Shqipëria ka shanset e saj për të bërë mirë në finalet e Euro 2024.

Mesfushori 27-vjeçar tha në një intervistë për gazetën “Corriere dello Sport” se forca e skuadrës është te grupi i lojtarëve të cilët aktivizohen në kampionatet elitarë te kontitentit.

“Është një grup shumë i ndërlikuar, por mund të jemi surpriza. Kemi një grup lojtarësh që mund të japë më të mirën në fushë, pasi shumë luajnë në kampionatet kryesorë në Europë. Edhe të rinjtë mund të bëjnë të njëjtën gjë. Do të jetë një aventurë e bukur”.

Shqipëria është në grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë në Euro 2024 ku të gjitha ndeshjet do t’i ndiqni pa pagesë në Tv Klan për territorin e Shqipërisë.

Ylber Ramadani është një titullar i padiskutueshëm te Lecce me 17 takime të zhvilluar në Serie A ku ka shënuar edhe 1 gol.

“Padyshim që sezoni nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, por e dimë që nuk ka përfunduar asgjë. Duhet të grumbullojmë pikë, pasi kemi një objektiv shumë të rëndësishëm për të arritur”.

Pas 18 javësh kampionat, Lecce është në vendin e 14, por zona e rënies është vetëm 6 pikë larg.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article